Këshilli Grevist i SBASHK-ut ka vizituar sot shkollën fillore e të mesme të ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë.
Gjatë takimit me mësimdhënësit, kryetari i SBASHK-ut është përballur me kërkesa që të marrë vendim për fillimin e mësimit, raporton Zeri.info.
“Hiq nuk të kam në qejf, por të respektoj, po ta respektoj moshën, dinjitetin dhe e kam ngrit zërin për njollosjen që të është bërë. Të lutem i nderuar kryetar i SBASHK-ut, mbrona edhe ti dinjitetin tonë dhe të lutem kthena në mësim, jemi duke humbur njerëzoren, asgjë nuk po kërkoj më shumë”, ka thënë njëra prej mësuesve në këtë shkollë.
Jasharaj i është përgjigjur mësimdhënës se ai nuk është fajtor pse nuk ka mësim.
“Po më vini në një pozitë që unë nuk jam as që e vendosi se kur fillon mësimi e as nuk jam fajtor”, tha Jasharaj. /Zëri