Greva në arsim do të vazhdojë deri në një afat të pacaktuar, nëse nuk ka lëvizje nga ana e Qeverisë.Kështu deklaroi pak minuta më parë për “Gazeta Blic” kryetari i SBSHK, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj tha se janë pritje të një takimi me Qeverinë, por nëse kjo nuk ndodh atahërë ata janë unik në qëndrimin e tyre për të vazhduar grevën.

“Për sa i takon komunikimit dhe takimeve me Qeverinë, nuk ka ndodhur, jemi në pritje që të ndodhin. Nëse kështu vazhdohet, atëherë nga ajo që dihet pra nga raportet që kemi si nga sektori i arsimit dhe ai i shërbyesve civilë, greva është unike dhe vazhdon dhe e tillë do të jetë edhe në ditët në vazhdim nëse nuk ulemi të bisedojmë për të bërë zgjidhje.”

Jasharaj theksoi se Qeveria po të jetë e shqetësuar vërtet për situatën, ulet në bisedime me ta.“E them me bindje të plotë se Qeveria po të jetë e shqetësuar vërtet për situatën, atëherë e ka shumë të lehtë. Ne kemi bërë kilomentra angazhime për dialog, Qeveria le ta bëjë një hap konkret dhe të ulemi të bisedojmë sepse e konsideroj se kërkesat tona janë lehtë të zgjidhshme ngase janë kërkesa legjitime dhe janë kërkesat e antarësisë dhe antarsia është ajo që vendos tutje sikur ka venndosur gjithmonë. Kërkesa e antarsisë është që të vazhdohet me grevën derisa nuk realizohen kërkesat tona. Uroj që Qeveria Kurti ta ndërrojë qëndrimin ndaj grevës dhe sindikatave. Duhet të ulemi të bisedojmë dhe besoj se do të gjejmë një zgjidhje” deklaroi kryetari i SBASHK për “Gazeta Blic’

Jasharaj gjithashtu na kumtoi se po shoqërohet nga kolegët për në shtëpi për shkak të shëndetit jo të mirë.
Kujtojmë se i njëjti, një ditë më parë, u tentua të sulmohet nga prindi i një nxënësi.

“Situata momentale, deri kur po kthemi në shtëpi së bashku me kolegët e mi që po më shoqërojnë për shkak të shëndetit jo të mirë, është e njëjtë. Të shtunen kemi patur takimin me presidente, duke uruar që ajo do të na ndihmojë në dialog. I çmojmë përpjekjet dhe uroj se është duke vazhduar me angazhimin e saj. Jemi duke pritur edhe një takim tjetër me të” “Gazeta Blic” ka provuar të kontaktojë edhe Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për ta pyetur nëse pritet të kenë takime me krerët e SBSHK, të njëjtit nuk janë lajmëruar.

Punëtorët e sektorit publik tash e një javë kanë hyrë në grevë ku po kërkojnë rritje e rrogave dhe prosedimin e “Ligjit për Paga”.