Përmbytje ka pasur dje në disa pjesë të Gjermanisë.

Reshjet e stuhishme shkaktuan përmbytje në malet Ore dhe pjesë të Chemnitz të martën. Ndër të tjera, rrugët janë përmbytur në Jahnsdorf, Neukirchen dhe Klaffenbach, si dhe në Gornsdorf e Adorf.

Një ekip i menaxhimit të operacioneve u ngrit në vend për të koordinuar veprimet. Uji dhe balta përmbytën bodrumet dhe rrugët. Sipas shefit të zjarrfikësve të qarkut ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk ka të lënduar.

Shkalla e dëmit është ende e paqartë.

Videot në mediat sociale, tregojnë masa të baltës që vërshojnë rrugët dhe marrin makinat.

Shërbimi gjerman i motit kishte lëshuar paralajmërime për mot potencialisht të rrezikshëm për malet Ore dhe disa rajone të tjera saksone.