10 minuta para fundit, ndeshja mes Cadizit dhe Barcelonës është ndërprerë përkohësisht.
Një tifoz ka pasur probleme shëndetësore në tribuna. Portieri vendas, Ledesma, është parë duke vrapuar drejt tribunave me defibrilator në dorë.
Lojtarët në fushë janë parë në ankth, teksa shihen edhe duke u lutur.
Ekipet mjekësore janë në tribuna.
Në pamjet e publikuara shihet se si portieri vendas vrapon menjëherë pranë stafit mjekësor për të marrë pajisjen, e cila mund ta kthejë në jetë tifozin dhe e hedh atë në drejtim të tifozëve.
Que momento se está viviendo en el juego de Cádiz Vs Barcelona. Un aficionado al parecer en muy malas condiciones de salud. El arquero del equipo local corrió por el desfibrilador para reanimar al aficionado 🙏🙏🙏🙏🙏🙏 #Fuerza pic.twitter.com/kFRq2zcR9n
— Leonardo Riaño (@TotalmenteLeo) September 10, 2022