Disa mësimdhënës, që kanë dalë në pension, janë shprehur të gatshëm që të kthehen në proces mësimor. Kështu, pensionistët janë shprehur pas shqetësimit në lidhje me situatën e krijuar tash e disa javë, qëkur mësimdhënësit kanë hyrë në grevë.

Në një mbledhje të mbajtur të hënën, këta shfaqën pakënaqësitë me të dyja palët për mungesën e gjetjes së një zgjidhjeje, teksa kërkuan që nipat e mbesat të kthehen sa më shpejt në shkollë.