Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim presidenten hungareze, Katalin Novak.
Pas këtij takimi, presidentja Osmani ka falënderuar shtetin e Hungarisë për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, pas takimit me presidenten e Hungarisë, Katalin Novak, ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme.
Ajo ka kërkuar më tej përkrahje nga Novak për liberalizimin e vizave e për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Shpreson që të shtohen sa më shumë gra liderë. Hungaria na qëndroi në krah kur u përballem me pandeminë dhe u jemi mirënjohës. Kosova ka synim vizion dhe anëtarësimin në struktura euroatlantike. Shteti hungarez dha ndihmë edhe për 300 kosovarë. Ne sot po sfidohemi nga kriza energjetike dhe kemi nevojë të rrisim bashkëpunimin”.
“Ka ardhur Kosova që marrëdhëniet me BE të rriten dhe këtë vit Kosova do të aplikojë për statusin kandidat. Kanë kaluar 4 vjet që Kosova plotësoi kriteret për liberalizim dhe iu lus të jeni kampion në këtë përkrahje dhe Kosova ta ketë liberalizim gjatë këtij viti. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është në mirë gjithë qytetarëve tanë”, ka thënë Osmani. /Eo