Një person i moshës 93 vjeçe me iniciale I.H që banonte në rrugën Bajram Curri në Klinë, në rrethana të dyshimta humbi jetën të martën mbrëma.
Ai vdiq pasi dyshohet se i shkrepi granata e dorës.
Trupi i pajetë u dërguar për obduksion, pas çka do të hidhet më shumë dritë mbi vdekjen.
Bazuar në rrethanat e vdekjes së gjyshit që së fundi shfaqej agresiv, të afërmit zgjodhën të heshtin kur klani i vizitoi të mërkurën.
Për këtë rast policia në gusht kishte bastisur shtëpinë e viktimës ku pati konfiskuar një pistoletë TT me municion, 12 fishekë për gjueti dhe disa të tjerë për armë automatike.