Janë publikuar pamjet e aksidentit të rëndë që ka ndodhur mbrëmë në dalje të Beratit, ku u plagosën tre persona, njëri në gjendje të rëndë.

31-vjeçari nga Lezha Leon Simoni, dyshohet se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike kur ka marrë para me makinë të plagosurit Blerina Nerjaku, 45-vjeçe, banuese në Shijak, Mersine Nerjaku,37-vjeçe, banuese në Zvicër dhe Shkëlqim Kapxhiu,63-vjeç, banues në fshatin Velabisht në Berat.