Kryeimami i Podujevës, Mensur Hoti, ka njoftuar se nesër në Xhaminë e fshatit Bradash, do të mbajë ligjeratë kreu i BIK-ut, Naim Tërnava, njofton Llapi.info.

Kjo vizitë e tij bëhet për me rastin e përfundimit të renovimit të xhamisë së fshatit.

Shkrimi i plotë:

Të nderuar xhematë

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se nesër për namazin e xhumasë kemi nderin ta kemi prezent myftiun e nderuar mr. Naim ef. Tërnava, i cili do ta mbajë hytben e xhumasë.

Kjo vizitë bëhet me rastin e përfundimit të renovimit të xhamisë sonë.