Skuadra nga “Zahir Pajaziti”, KF Llapi, ka shënuar fitoren e parë pas pesë javësh, duke mposhtur në udhëtim Gjilanin me rezultat minimal 0-1, raporton Llapi.info.

Pjesa e parë e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik u mbyll pa gola, edhe pse të dyja skuadrat zhvilluan lojë të hapur.

Goli i vetëm në këtë ndeshje dhe i fitores erdhi tek pas 82’ minutash lojë, kur Kushtrim Shabani realizoi për Llapin.

Vendasit në minutat e mbetur tentuan ta barazojnë rezultatin, mirëpo pas sukses. Në fund, Llapi arriti t’i marrë tri pikë të plota në këtë udhëtim të vështirë.

Pas tetë xhirosh, Llapi ka vetëm tetë pikë dhe aktualisht radhitet në vendin gjashtë, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse Gjilani ka 14 pikë dhe pozicionohet në pozitën e dytë./Llapi.info