Fisnik Osmani, asamblist i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës ka dhënë dorëheqje.

Kjo gjë u bë e ditur nga Fehmi Kupina, kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës, gjatë mbledhjes e cila është duke u mbajtur.

Sipas Kupinës arsyet e kësaj dorëheqje janë personale dhe vendin e Osmanit në grupin e asamblistëve të LDK-së do ta zë Hafiz Krasniqi.

Fisnik Osmani ishte zgjedhur kryeshef i ndërmarrjes publike lokale “Termokos” javën e kaluar.