Sot rreth orës 05:00 të mëngjesit i është vënë zjarri shkollës fillore “Shefki Kuleta” në fshatin Halabak.

Këtë e ka konfirmuar për llapi.info, Zyrtarja e policisë për informim në Podujevë, Antigona Çitaku-Dibrani, e cila ka thënë se sipas raportit shkolla është djegur tërësisht.

Ajo ka thënë se sipas një dëshmitari, zjarri është shkaktuar qëllimisht nga një person i panjohur, por kur Policia ka dalur në vendngjarje nuk është vërejtur askush në vendngjarje.

Muaj më parë llapi.info kishte raportuar për këtë shkollë e cila nuk i plotësonte as kushtet elementare për mësim. Ajo ishte e ndërtuar nga materiali i ivericës që nga viti 1972./Llapi.info