Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, e ka komentuar debatin e ashpër që e pati me deputetin e Vetëvendosjes, Dimal Bashën, ku tha se “falë Zotit që janë mediet pasi debati nuk ishte për të bërë zgjidhje”.
Para mediave Jasharaj tha se Basha ka përdorur fjalor fyes për mësimdhënësit.
“Ai s’është anëtar i këtij komisioni dhe unë e kam përcjellur, paraqitjet e tij janë të vrazhda e fyese dhe është ai që jep vlerësime se a i kemi 67 apo 68% të njerëzve tanë analfabet”.
“Debati i tij nxiti edhe tensionime. Ne nuk jemi që të ketë tensionime. Nëse po thonë se i kemi 67% analfabetë, atëherë pse po duan t’i hapin shkollat?”, është shprehur Jasharaj.