Para dy ditësh mori pjesë në mbledhjen e asamblesë komunale të Prishtinës.
Por në atë që nisi sot në orën 11:00, asamblisti i Vetëvendosjes, Berat Lahu, mungoi.
Rreth pesë orë para saj, në banesën e tij dhe dhjetë lokacione tjera në Prishtinë, Podujevë e Fushë Kosovë, zbarkoi policia e shtetit.
Ish-zyrtari i KEDS-it, bashkë me gjashtë persona të tjerë, dy prej të cilëve mësohet se janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, u arrestuan si të dyshuar për rastin e ndërtimeve në Brezovicë, njofton Klan Kosova.
Në lokacionet që u bastisën, u konfiskuan kryesisht dokumente, por u gjetën edhe armë.