Partitë opozitare në vend ka kohë që kanë filluar takimet me qytetarë. Krahas punës në Kuvend, LDK dhe AAK thonë se ky cikël diskutimesh po zhvillohet për të parë nga afër hallet dhe brengat e tyre.

Në këto takime, ata thonë se është vlerësuar se gjendja socio-ekonomike dhe politike në vend po përkeqësohet çdo ditë e më shumë nga inflacioni rekord, shtrenjtimi enorm i produkteve esenciale, grevat e sindikatave dhe ndërprerja e mësimit, mungesa e investimeve kapitale.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, thotë se këto takime nuk nënkupton se vendi është afër zgjedhjeve.

Ai thotë se edhe po të duan ta rrëzonin, kjo parti kërkon që populli ta sheh sesi qeverisë VV-ja.

Ai ka deklaruar për Ekonomia Online thotë se me këtë qeverisje e konsideron si më të paaftë që ka pasur Kosova në vitet e pasluftës.

“Mënyra se si po Qeverisë, mënyra se si po hap betejë me të gjitha grupet shoqërore në Kosovë kam përshtypjen se edhe po të mos duam ne ta rrëzojmë sepse po dëshirojmë që populli ta sheh të vërtetën se si Vetëvendosje qeverisë me vendin, mënyra si po qeverisë kam përshtypjen se ky po e përgatit vendin për ta rrëzuar veten. Unë nuk e shoh të denjë për të pasur jetë të gjatë në udhëheqje të vendit. As nuk mundet, as nuk dinë, dhe as nuk donë. Edhe kur donë ai prapë nuk dinë. Kemi qeverinë më të paaftë që ka pasur Kosova në 20 vjetët e fundit”, u shpreh Selmanaj.