Komuna e Podujevës mund të ketë keqpërdorur paranë publike nëpërmjet procedurave të prokurimit në bashkëpunim me operatorët ekonomik.
Kështu po thotë organizata “INPO” që monitoroi një tender për asfaltimin e disa rrugëve të fshatrave të Podujevës, njofton Klan Kosova.
Sipas tyre kompania që e fitoi punën nuk ishte ajo që ofroi çmimin më të ulët, derisa dyshime ka edhe për bashëpunim komunal me operatorët ekonomik.
Këtë dyshim po e hedh poshtë si të pabazuar Komuna e Podujevës, ku thanë se menaxheri i kompanisë që dha cmimin më të ulët po punonte edhe diku tjetër me orar të plotë gjë që sipas tyre bie ndesh me ligjin e prokurorimit.