Fatmir Humolli, deputet i Lëvizjes vetëvendosje nuk e ka përjashtuar asnjë mundësi që ai të largohet nga partia që është në pushtet dhe grupi parlamentar i kësaj partie, raporton Gazeta Blic.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic i ka dhënë disa afate qeverisë dhe subjektit politik në të cilin është aktualisht, në të kundërtën do të dal nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Po unë pres që kjo qeveri t`i bëjë 24 muaj pastaj shohim…. në rast se nuk ka zhvillim të Kosovës unë edhe mund të largohem’, ka thënë ai ndër të tjara.Ai trefon se momentalisht nuk e ka ndërmend të bëjë ndonjë lëvizje vetëm nëse “diçka e madhe ndodh”

“Unë kam treguar se pa u bërë 24 muaj kjo qeveri nuk ka mundësi të jap dorëheqje, vetëm nëse bëhet ndonjë e keqe e madhe, atëherë unë do të vazhdoj rrugën time”, tha Fatmir Humolli.

Ai nuk e ka përjashtuar në asnjë moment lëvizjet e tij, por nuk ka treguar nëse do t`i bashkohet ndonjë subjekti politik apo do të qëndroj i pavarur.

“Po, unë në politikë s`kam hy për hatër të kurrkujt, por kam hyrë për interesa të vendimit tim. Nëse lëvizi, nuk kam vendos se a do tët rrij i pavarur apo diku tjetër’, tha ai.