Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka kritikuar qasjen e Qeverisë në raport me grevën në arsim.
Krasniqi ka thënë se shqetësimi real i Kurtit nuk ka qenë zgjidhja e kësaj çështje, por vetëm se si të dalë triumfues dhe i panënshkruar ndaj grevistëve, shkruan Reporteri.net.
“Është fundi i javës së pestë prejse nxënësit kanë mbetur pa vazhduar mësimin. Nuk duhet as politikë as ekspertizë me kuptu se çfarë dëmi i është shkaktuar nxënësve. Kryeministri ka vazhduar konfrontimet. Unë i jam drejtuar kryeministrit dhe i kam kërkuar që këtë çështje ta trajtojë si problem specifik që të gjendet zgjidhje. Çfarë ka bërë ky. Është marrë me lavdi politike duke iu dëshmuar vartësve të tij se çka do me thënë me qenë kokëfortë dhe mos me iu nënshtru Rrahman Jasharajt.
Të tillë janë ata politikanë si ky. Fatkeqësisht dëmet afatgjata askush prej Qeverisë nuk i mendon. Menduat vetëm si me dalë triumfues dhe të panënshtruar ndaj grevës. Kjo flet për modelin e qeverisjes që Kurti ka sjellë mes nesh: Ja na, ja ata”, tha Krasniqi në seancën e Kuvendit që është duke vazhduar. /Reporteri.net