Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident që ka ndodhur rreth orës 16:07 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Lajmin e kanë konfirmuar për Llapi.info, Policia në Podujevë, të cilët kanë dalur në vendngjarje.

Përgjegjësi i Emergjencës në Podujevë, Avdyl Zhushi ka bërë të ditur për Llapi.info se personat e aksidentuar janë: Bujar Vllasa (92), Selim Bashota (79) dhe Fadil Vllasa të cilët janë dërguar për trajtim në Q.K.U.K, por ata nuk janë në gjendje kritike.

Sipas Policisë në aksident kanë qenë të përfshira një veturë e tipit Mercedes dhe një tjetër e tipit Golf 3./Llapi.info

foto

 

aksident

 

aksident 1