Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës pritet që sot ose nesër të dal me vendim për pezullimin ose jo të grevës në arsim.
SBAShK ka kërkuar mendimin e anëtarësisë së saj për pezullimin e grevës deri në janar, dhe fillimin e procesit mësimor nga e hëna e javës së ardhshme.
Në anën tjetër, burime të Indeksonline brenda SBAShK-ut bëjnë me dije se shumica e shkollave në komuna të ndryshme të vendit, janë për vazhdimin e grevës.
Vendimi final për pezullimin apo vazhdimin e grevës i mbetet Këshillit Grevist që udhëhiqet nga Rrahman Jashari.
Ministria e Financave sot ka procesuar pagat për punëtoret e sektorit publik pa shtesën prej 50 eurove.
Ministri i Financave ka thënë se pagesat janë ekzekutuar për ata që kanë punuar me orar të rregullt dhe se shtesa prej 50 eurove për muajin shtator do të ekzekutohet në muajin tetor. /Indeksonline/