Llapi dhe Malisheva kanë luajtur baras 1-1 në kuadër të xhiros së nëntë në Albi Mall Superligë.
Ishte një ndeshje me ritëm shumë të lartë dhe me raste të mira shënimi nga të dyja skuadrat.
Gjithsesi golin e parë e gjetën llapjanët kur realizoi kapiteni Benjamin Emini pas një gjuajte të bukur nga distanca për 1-0.
Krejt në fund të pjesës së parë mysafirët gjetën golin e barazimit, kur Fiton Hajdari shënoi për 1-1.
Me rezultatin e barabartë u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.
Në pjesën e dytë dy skuadrat kishin disa raste të mira shënimi, por gola më nuk pati dhe rezultati mbeti ai i pjesës së parë.
Me këtë barazim Llapi mbetet në vendin e shtatë me nëntë pikë, derisa Malisheva është një pozitë më poshtë me një pikë më pak.
Ndeshjen e radhës Llapi do ta zhvilloj përsëri në shtëpi ku përballet me Drenicën, derisa Malisheva luan në udhëtim te Ballkani.