Gjatë 24 orëve të fundit, Policia në Podujevë ka raportuar për 4 raste të vjedhjes. Dy raste më të rënda të vjedhjes kanë qenë njëra në Rr.Ali Ajeti ku janë vjedhur kabllot e rrymës dhe një abazhur , ndërsa në Fshatin Brecë është vjedhur një shumë prej 9360. Përderisa, në rrugën “Brigadat” janë vjedhur 11 shtylla të metalta,  në Fshatin Lupq i Poshtëm është vjedhur një gomë e rimorkios.

Poashtu dy aksidente në komunikacion kanë ndodhur dje por që ato janë trajtuar nga trafiku rajonal për shkak të natyrës së lëndimeve. Këto aksidente kanë ndodhur në Rr.Zahir Pajaziti dhe në Rr.Skenderbeu.

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka raportuar edhe për 3 raste tjera, njëra prej të cilave ka qenë suln në Rr.Zahir Pajaziti, ku një i dyshuar ka sulmuar një viktimë dhe pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes. Një rast tjetër ka qenë përdorim i armës në Fshatin Bellopojë, ku dyshohet se personi i dyshuar ka kanosur me armë viktimën, ku me urdhër të prokurorit është bërë kontrollimi i vendbanimit të të dyshuarit dhe nuk eshte gjetur diqka e dyshimtë.

Poashtu, gjatë 24 orëve të fundit një person në linjën emergjente të policisë ka penguar zyrtarët në kryerjen e detyres zyrtare, ku i njëjti është intervistuar nga policia.

Pra, në raportin 24 orësh të dërguar nga Policia në Podujevë janë raportuar 7 raste dhe janë shqiptuar 14 gjoba në komunikacion.