Llapi ka shënuar fitore në shtëpi me rezultat 3-2 ndaj Drenicës në javën e dhjetë të Superligës së Kosovës, raporton Llapi.info.

Pjesa e parë në “Zahir Pajaziti” u mbyll me barazim 1-1. Nikoqirët llapjanë shënuan të parët me anë të sulmuesit Gerard Prongi (15’), kurse Gavazaj barazoi për Drenicën.

Vendasit u treguan më konkret në pjesën e dytë duke shënuar edhe dy gola.

Francisco Rivera fillimisht në minutën e 66-të shënoi për ta rikthyer epërsinë e Llapit në 2-1, derisa tre minuta më vonë Trimror Selimi u gjend bukur në zonë duke shënuar pas asistimit të Netos për 3-1.

Krejt në fund Drenica realizoi edhe golin e dytë dhe tentoi për të barazuar rezultatin, por një gjëje të tillë nuk ia dolën.

Me këtë fitore Llapi ngritët në pozitën e pestë në tabelë me 12 pikë, duke lënë Drenicën një pozitë më poshtë me një pikë më pak.

Ndeshjen e ardhshme Llapi e zhvillon në udhëtim te Trepça ’89, derisa Drenica pret kampionin në fuqi Ballkanin./Llapi.info