Prishtina arriti fitore sot ndaj Llapit.Derbi kosovar, i takoi Prishtinës e cila fitoi me rezultat solid 2-0.

Llogarinë e golave e hapi Leotrim Kryeziu.Kryeziu gjeti golin pas asistimit të Kreshnik Ukës në minutën e 37’të të takimit.

Kreshnik Uka asistoi edhe në golin e dytë të skuadrës së Ismet Munishit.

Pasimin e tij e konkretizoi në gol Endrit Krasniqi në minutën e 86’të të takimit për të vulosur epilogun e këtij dueli.

Pas ndeshjes për “Art Sport” foli trajneri i Llapit, Tahir Batatina i cili tha se skuadra e tij nuk i shfrytëzoi rastet dhe kjo i kushtoi në këtë derbi.“Nuk i shfrytëzuam rastet, pranuam gola të lehtë. Djemtë dhanë maksimumin, në pjesën e dytë Prishtina u mbrojtë. Nuk ishim sot në ditën më të mirë, kampionati është i gjatë. Prishtinës ia uroi fitoren”, tha fillimisht Batatina.

Për Ilir Krasniqin pati lavdata të veçanta duke e quajtur Amir Rrahmanin e dytë të Kosovës.“Ilir Krasniqi është Amir Rrahmani i dytë i Kosovës”, ishin fjalët e trajnerit të Llapit.