Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka mbajtur mbledhje me ekzekutivin e Komunës, ku është diskutuar për ecurinë e përgatitjes së Projekt – Buxhetit të Komunës për vitin 2016 dhe projeksionet buxhetore për periudhën 2017-2018.
Në takimin me drejtorët e drejtorive komunale, kryetari i Komunës Agim Veliu, është informuar për ecurinë e përgatitjeve të Projekt – Buxhetit të Komunës për vitin 2016, në bazë të kufijve buxhetor sipas Qarkores Buxhetore 2016/2.
Lidhur me këtë çështje Drejtori i Drejtorisë së Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave, Isuf Latifi, njoftoi se tashmë janë përcaktuar kufijtë buxhetor në bazë të Qarkores Buxhetore 2016/2. Ai ka thënë se planifikimet buxhetore duhet të jenë në harmoni me instruksionet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave.
Kryetari Veliu kërkoi që sa më shpejt të kryhet planifikimi i buxhetit nëpër programe dhe kategori buxhetore, në mënyrë që Projekt – Buxheti për vitin 2016 të jetë i gatshëm me kohë për miratim në Kuvend.
Drejtorët e drejtorive u zotuan se me kohë do të kryejnë planifikimet nëpër programe dhe kategori buxhetore dhe se janë në fazën e harmonizimit të projekteve karshi buxhetit.