Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është pritur në takim nga Kryetari i Parlamentit të Austrisë së Epërme(njëra nga 8 republikat austriake),  Max Hiegelsberger.

Ata kanë biseduar për sektorë të ndryshëm dhe mundësinë e bashkëpunimit, sidomos në atë të bujqësisë.

Pjesë e delegacionit janë edhe drejtorët; Fatlum Osmani, Fatmir Rudari dhe Vigan Salihu.

Shkrimi i plotë nga Bulliqi:

Bashkë me drejtorët Fatlum Osmani, Fatmir Rudari dhe Vigan Salihu sot kishim nderin e veçantë të mirëpritemi në takim nga Kryetari i Parlamentit të Austrisë së Epërme(njëra nga 8 republikat austriake), z. Max Hiegelsberger.

Me z.Hiegelsberger diskutuam për tema të ndryshme që nga situata politike në Kosovë, arsimin, zhvillimin ekonomik e bujqësinë.

E njoftuam për sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohemi si vend në zhvillim e si komunë në veçanti, folëm për vlerat e përbashkëta që ndajmë, si dhe diskutuam për mundësitë e format e bashkëpunimit që mund të kemi në të ardhmen.

Sektori i bujqësisë është një prej sferave me potencial të madh zhvillimi e nga vendet mike si Austria mund të marrim praktika të dobishme që mund t’i përdorim në vendin tonë. Në këtë takim gjithashtu paraqita kërkesën që studentëve të dalluar llapjanë t’ju ofrohen bursa studimi në universitetet prestigjioze austriake me qëllim të përgatitjes së tyre profesionale, e avancimit akademik.

Kryetarin Hiegelsberger e falënderova për mikpritjen miqësore dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë. Gjithashtu e falënderoj edhe bashkatdhetarin, Shkëlzen Sinani, për pritjen dhe shoqërimin.