Llapi ka pësuar humbje në shtëpi nga Gjilani me rezultat 0-1 në xhiron e gjashtëmbëdhjetë të supeligës së Kosovës, raporton Llapi.info.
Ekipi i Zekirija Ramadanit përkundër vështirësive ka vazhduar me rezultate pozitive, duke marrë tri pikë të mëdha në Podujevë.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur dhe me disa raste nga të dyja skuadrat, por portat mbeten të paprekura.
Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë më e mirë, por mysafirët ishin më konkret duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes.
Goli i vetëm në këtë takim u shënua në minutën e 50-të me anë të Theophilus Solomon, i cili shënoi për 0-1.
Pas këtij goli, Llapi u hodh i gjithi në sulm, duke krijuar shumë raste, goditur edhe shtyllën, por ky doli ishte rezultati përfundimtar.
Më ketë fitore, Gjilani e sheh veten në pozitën e tretë me 27 pikë, ndërsa Llapi i shtati me 19 pikë./Llapi.info