Llapi ka pësuar humbje nga Gjilani me rezultat minimal 0-1, shkruan Llapi.info.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Solomon kur po zhvillohej minuta e 50’ e ndeshjes.

Pas kësaj disfate, trajneri i Llapit, Tahir Batatina është ankuar tek gjyqtarët e deleguar për këtë xhiro.

“Tri penallti nuk u akorduan për ne, këtë fitore e merr Visar Kastrati dhe jo Gjilani. Djemtë bën maksimumin. Nëse të paktën njëra nga tre rastet nuk ishin penallti atëherë unë e lë punën si trajner. Visari nuk është dashtë të delegohet në këtë ndeshje. “Edhe 50 herë me shiku ndeshjen nuk e ndryshojë mendimin, e kam pa lojën me qetësi e kam pa prej fillimit qëllimin. Urime Visarit tre pikë. Nuk e di ku është problemi te ai”, ka thënë ai.

Më ketë fitore, Gjilani e sheh veten në pozitën e tretë me 27 pikë, ndërsa Llapi i shtati me 19 pikë./Llapi.info