Njohësi i çështjeve politike, Gazmir Raci, ka alarmuar mëngjesin e sotëm, se sipas një banori xhipa të ushtrisë serbe janë parë në Bjeshkën e Corrovodës, në Komunën e Istogut.
Nuk dihet në saktësinë e kësaj informate, derisa në pamje shihen disa vetura, por që nuk mund të identifikohen nëse i përkasin Ushtrisë së Serbisë – siç ka shkruar Raci.