Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij qeverisëse në situatën e krizës së sigurisë.
Ndonëse ka thënë se AAK do ta mbështesë Kurtin në ballafaqim me Serbinë, Tahiri e ka kritikuar atë për deklaratat e dhëna, që ai i ka konsideruar të pamatura.
“Do ta mbështesim Kurtin në ballafaqim me Serbinë. Do ta mbështesim me të gjitha kapacitetet. E kemi jetike që ta përmbyllim këtë marrëveshje. Nuk flitet kështu bre në këtë situatë, në gjendje të lëngshme, në gjendje të ngurtë, në një kohë kur një botë është çu me të këshillu e po të mbron”, ka thënë Tahiri në “DPT te Fidani”.