Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku u prit nga kongresmeni republikan, Robert Aderholt në Kongresin Amerikan.
Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook njoftoi se e ka ftuar për vizitë në Kosovë, kongresmenin Aderholt.
Po ashtu, Abdixhiku tha se e ka falënderuar për kontributin e kongresmenëve për Kosovën.
“Kongresmeni Aderholt është një mik i madh i Kosovës. Në rolin e bashkëudhëheqësit të grupit për çështjet shqiptare, ai ka shtyrë në vazhdimësi pozicionin e Kosovës në Kongresin Amerikan dhe politikën e jashtme amerikane. Për këtë e falënderova përzemërsisht. Të njëjtin e ftova për vizitë në Kosovë. Populli i Kosovës mbetet falënderues për kontributin e Kongresistëve në momente të ndryshme historike. Për këtë mbështetje kemi nevojë edhe sot”.