Avokati i njohur për afërsinë më VV-në Tomë Gashi, sot shpërndau një lajm të rremë . “Opozita më shumë pajtohet më Beogradin se më vendimet e Qeverisë”, ishte fotoja që kishte shpërndarë Gashi duke ia vënë mbishkrimin “kuku për ne”. Por, pasi u bë horë Gashi fshiu postimin.
Avokati Tomë Gashi, në profilin e tij në “Facebook” kishte shpërndarë një lajm të rremë.
“Opozita më shumë pajtohet më Beogradin se më vendimet e Qeverisë”, është fotoja që ka shpërndarë Gashi. Edhe pse qartazi mund të shihet se një deklaratë e tillë është modifikuar. Një gjë e tillë nuk është thënë asnjëherë nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.