Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Lluzhan, raporton Llapi.info.

Kështu i ka thënë portalit Llapi.info zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka deklaruar se nga ky aksident janë lënduar pesë persona.

“Rreth orës 18:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë- Podujevë, saktësisht në fshatin Lluzhan. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti.

E njëjta tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që njësiti rajonal i trafikut po merret me rastin.