Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Skenderaj, ku një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e tij të punës.

Një punëtor i një kompanie që merret me ndërtimari është lënduar derisa ishte në vendin e punës dhe për pasojë ka humbur jetën.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personi është lënduar gjatë kryerjes së punimeve të një objekti në Bresje të Fushë Kosovës.