Uji mori oborret në fshatin Repë të Podujevës.

Frika është se ai mund të vërshojë edhe nëpër shtëpi, andaj banorët po mbrohen si po munden.

Më shumë se aty, reshjet që nisën të shtunën, ujë sollën në Pakashticë të Poshtme, ku rruga e katundit u bë vështirë e kalueshme.

Gjendje e njëjtë ishte edhe në Peran. Veçse aty, uji mbuloi edhe varrezat, njofton Klan Kosova.

Këtë situatë të cilën reshjet e vazhdueshme mund ta përkeqësojnë, komuna po e menaxhon me katër ekipet që janë në terren.