Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami përmes një postimi në Twitter ka reaguar pas mosarritjes së marrëveshjes për targat në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai foli për propozimin, duke thënë se çuditërisht u refuzua.
“Në takimin urgjent të dialogut të thirrur nga Josep Borrell, Kosovës iu propozua të pezullojë fazat e mëtejshme të konvertimit të targave, në këmbim të Serbisë që të ndalojë lëshimin e targave të paligjshme dhe BE-ja të fillojë procesin e bisedimeve bazuar në propozimin e fundit të mbështetur nga Gjermania e Franca. Çuditërisht, kjo u refuzua”, u shpreh ai.