Blerim Vela, shef i stafit të presidentës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas raportimit të mediave serbe se kinse ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, gjendet në Kampin e Njësisë Speciale “Belvedere” në Mitrovicë.
Vela bëri thirrje që të mos bien pre e propagandës serbe.
Ai tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuar një mjedis të qetë dhe të sigurt.
Shefi i stafit e ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me presidentën Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, dhe ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla.