Shkëlzen Gashi, aktivist i shoqërisë civile, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka mbrojtur sot Kosovën në Bruksel.
Ai ka deklaruar se fajtore për mos-arritjen e marrëveshjes për targa në takimin e sotshëm Kurti-Vuçiq në kryeqendrën e BE-së, është Serbia, por edhe vetë BE dhe përfaqësuesit e saj.
“Kosova nuk është fajtore për këtë që ka ndodh sot, por është Serbia në radhë të parë, dhe BE, Lajçak dhe Borrel në radhë të dytë. Albini e ka mbrojtur në mënyrë fenomenale integritetin, sovranitetin, dinjitetin e Republikës së Kosovës sot”, ka thënë Gashi në Pressing të T7.
Duke folur për dy protagonistët, kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Gashi ka thënë se sot janë përballur viktima dhe xhelati.
“Këtu e kemi pasur Gebelsin e regjimit kriminal të MIllosheviqit, ministrin e Informatave përgvballë një njeriu i cili 32 herë është alivanosë në burgjet e Serbisë. E kemi pasur xhelatin dhe viktimën”, ka thënë Gashi.