Nesër në ora 08:00 në mëngjes, Policia e Kosovës do të nis zbatimin e gjobave për shoferët e veturave me targa ilegale serbe.
Sot në Bruksel nuk është arritur marrëveshje për targat, derisa bisedimet kanë zgjatur për 8 orë.
Se a mund të ketë tensione nesër me nisjen e gjobave, për Gazeta Blic ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.
Ai thotë se situata ka rrëshqitur në një gjendje që është cenim i sigurisë nacionale.
“Situata tani ka rrëshqitur në një gjendje e cila nga aspekti i sigurisë është cenim i drejtpërdrejt i sigurisë nacionale me konotacion rajonal”, thotë ai.
Ndërsa, në aspektin politik, Shala thotë se jemi 1 hap para dhe dy mbrapa.