Komuna e Podujevës ka filluar riparimin e dëmtimeve nëpër rrugët kryesore të qytetit. Gjatë ditës së sotme janë parë puntorë të angazhuar për mbylljen e gropave në rrugën kryesore të qytetit “Zahir Pajaziti”.
Qytetarët disa herë ishin ankuar se komuna është përkushtuar vetëm në asfaltimin e rrugëve nëpër fshatëra, duke lënë anash rrugët kryesore nëpër qytet, ku sipas tyre kjo gjendje po u shkaktonte telashe në komunikacion./Llapi.info