Asambleisti i kuvendit komunal të Komunës së Podujevës nga radhët e Lëvizjes për Bashkim, Nexhat Llumnica ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë për ngritjen e TVSH-së.

Ai ka thënë se qeveritarët duan të jetojnë vec për veti, ndërsa presin që shteti të mbahet nga shtresat e varfëra./Llapi.info

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të Llumnicës:

Qeveritarët sikur dojnë të jetojnë vec për veti, dhe se shtetin ta mbajnë shtresat e varfëra e kurrsesi nuk dojnë të kontribuojnë as me pagat e as me bizneset e tyre.

Para pak kohësh kjo qeveri vendosi që ti falë borxhet qindra milionshe të bizneseve të veta dhe të afërta me pushtetin kurse ata që paguan 15 vite rresht rrymë, ujë, mbeturina dhe telefon nuk u shpërblyen më asgjë, edhe pse ata ishin shtresat më të varfëra që u friksoheshin borxheve. Tani kjo qeveri po vazhdon me gabimet apo realizimin e interesave personale të kolektivit të tyre.

Qeveritarët e Kosovës është dashur të ngrisnin tatimet nga pagat e tyre në vend se kanë ngritur TVSH ne 18%, kurse të heqin tatimet nga pagat nën 250€ ,nga 250 deri në 500€ tatimet të janë 8%, nga 500 deri 1000€ tatimet të janë 12% , mbi 1000€ tatimet të jenë 20%. Ndërsa zbritja e TVSH-së në ato pak gjëra elementare që është zbritur është dashur të janë 0% . Kurse gjërat luksoze TVSH ka mund të jetë edhe 20%. Keshtu është dashur për të ndihmuar sadopak situatën e rëndë ekonomike të qytetarëve të Kosovës, mirëpo ministrat e qeverisë së Kosovës e kanë lehtësuar veten.