Rekorderja e cila ka hyrë në Guinness World Records për mozaikun më të Origami – Flamurin e Republikës së Kosovës të realizuar para dy viteve, sot, vizitoi Medresenë Alauddin ku u prit nga drejtori i shkollës z. Fadil Hasani dhe stafi arsimor. Në takim u bisedua për projektin në vijim që synon ta realizoi dhe për bashkëpunimin e mundshëm me Medresenë në aspektin e hapësirës shkollore dhe aspektin human.
Ju rikujtojmë se Arbnora Fejza Idrizi është tri herë rekordmene boterore dhe është nga Skenderaj. Ajo me profesionin është edukatore si dhe menaxhere në institucione private dhe publike.