Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar ndaj anëtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni, i cili krahasoi deklaratat e presidentes Vjosa Osmani lidhur me përfaqësuesin e BE-së Josep Borell me ato të Sllobodan Millosheviqit për ndërkombëtarët.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se Hyseni është fytyra e vërtetë e atyre që vodhën, plaçkitën dhe e futën në udhë pa krye Kosovën.

Sipas saj, ai dhe shumë tjerë janë fajtorë për rënien e LDK-së dhe po e mbajnë atë të fundosur.

“Ja fytyra e vërtetë e atyre që e vodhën, e plaçkitën, e mashtruan, e futën në udhë pa krye Kosovën. Skënder Hyseni dhe plot të tjerë jo vetëm që e çuan LDK-në në 10%, por çdo ditë kujdesen që ta mbajnë të fundosur. E sa për Kosovën, e kanë treguar me kohë se sa vlerë ka për ta. Zoti t’marroftë, Skënder Hyseni, për këto fjalë të pafalshme!”, thuhet në postimin e saj.