Gazetari, Vehbi Kajtazi, ka ardhur me një cicërime tejet të “fortë” gjatë orëve të mbrëmjes së të martës.

Përmes rrjetit social “Twitter”, ai hodhi kritika ndaj Fatmir Shehollit nga Instituti për Avancimin e Marrëdhënieve Ndëretnike.

“Pjesëtari i UDB-së, Fatmir Sheholli vazhdon të japë mendime të vlefshme për t’u cituar nga mediat. Boll mirë. Ai nuk e përmend kurrë babën e tij, Maliq Sheholli, të cilin ia vrau UÇK-ja, e as mediat nuk ia kujtojnë këtë fakt”, shkroi Kajtazi.