Raportohet se është hequr nga agjenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së propozimi për liberalizimin e vizave më 1 janar 2024 për shkak të situatës në veri të vendit.
Sipas raportimit të REL, zhvillimet politike në veri të Kosovës janë arsyet kryesore që çuan në heqjen e diskutimit për liberalizimini e vizave nga rendi i ditës.
“Për shkak të zhvillimeve politike në veri të Kosovës, ta kemi këtë pikë në agjendën e Coreper-it [trupi i ambasadorëve] nuk është ideale”- tha Presicenca çeke e BE-së në njoftimin për shtyrje.
Ndërsa dje REL raportoi se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar me propozimin që liberalizimi i vizave t’u sigurohet kosovarëve. Madje, sipas raportimit, theksohej se personin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi prej datës 1 janar 2024.
Sipas mediumit theksohej se është ky dakordim është arritur “në një takim të këshilltarëve për vizave të marten në Bruksel”.
Në raportimin e REL-it, raportohej se kërkesa që liberalizimi i vizave të hynte në fuqi në janar 2024 ishte shtruar nga Spanja, njërit prej pesë shteteve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Kujtojmë që situata në veri, që duket të ketë ndikuar në shtyrjen e liberalizimit të vizave, është përkeqësuar javëve të fundit për shkak të ndalimit të përdorimit të targave ilegale serbe në Kosovë.