Ka nisur sot rrënimi i vilave që janë ndërtuar pa leje buzë Liqenit të Batllavës, shkruan Llapi.info.
Rrënimi i vilave po bëhet me vendim të Inspektoratit të Komunës së Podujevës.
Inspektorët komunalë janë të asistuar nga Policia e Kosovës.
Do të rrënohen pesë ndërtime.
Ndryshe, rrënimi i tyre ishte planifikuar për të hënën, por që është shtyrë për shkak të tensioneve në veri të vendit./Llapi.info
Llapi.info ju sjellë pamjet: