Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se i është hakuar ‘Facebook’-u i tij personal, dy herë brenda 24 orëve të fundit, shkruan Llapi.info.
Ai thotë se çkado që mund të publikohet në të, nuk është i publikuar nga ai.
Bulliqi shton se rastin e ka njoftuar edhe në organet e hetuesisë.
Shkrimi i plotë:
Brenda 24 orëve të fundit dy herë më është hakuar Facebook-u privat dhe tani unë nuk kam qasje në llogarinë time në këtë rrjet social. Prandaj, derisa të kthehet në menaxhimin tim, çfarëdo që mund të postohet në atë faqe mban autorësinë e hakerëve-keqbërësve.
Rastin e kam paraqitur në organet kompetente të hetuesisë.