Nxënësit e Shkollës Fillore “Naim Frashëri”, në Podujevë, kanë vizituar kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Ata kanë parë për së afërmi aktivitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Mësuesja e kësaj shkolle, Violeta Vokrri, tha se kjo vizitë është bërë për nder të festës së 28 Nëntorit.

Shkrimi i plotë nga mësuesja, Violeta Vokrri:

Lirinë sot e gëzojmë falë atyre qe ranë për atdhe.
Shumë krenar për formimin e Forcës së Sigurisë.
Urime dita e ushtrisë!

Njëkohësisht urime 28 Nentori, dita e flamurit, dita e Shqipërisë sonë! 🇦🇱

Vizitë së bashku me klasen time, III-1, për nderë të këtyre dy festave, në Kazermën Adem Jashari dhe Kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz.