Gazeta Nacionale ka mësuar detaje të reja lidhur me vrasjen e gruas pranë repartit në Gjinekologji.

Siç ka mësuar gazetarja e Nacionales që po raporton nga vendi i ngjarjes, ajo ishte e shtrirë në repartin Obstetrik dhe është në javën e fundit të shtatëzënisë.

Mediumi respektiv tashmë ka publikuar edhe një foto nga vendi i ngjarjes.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen, ndërsa aty shihet Policia e Kosovës që ka filluar me hetimin preliminar të rastit makabër.