Ish-presidenti Bill Clinton ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë duke thënë se po përjeton simptoma të lehta.

“Jam mirënjohës që jam vaksinuar dhe u bëj thirrje të gjithëve të bëjnë të njëjtën gjë, veçanërisht kur kalojmë në muajt e dimrit”, tha Clinton në një postim në Twitter.

Ish-presidenti, shtoi se ai po ia del mirë në përgjithësi dhe po e mban veten të zënë në shtëpi.

Clinton u shtrua në spital vitin e kaluar për një infeksion të traktit urinar që u përhap në gjakun e tij. Ai gjithashtu bëri një operacion të katërfishtë në zemër në vitin 2004 dhe iu vendosën dy stente për të hapur një arterie në vitin 2010.